Tha se Kurti e ka takuar Thaçin, Vetëvendosje i reagon Fatmir Limajt

Views: 213

Lëvizja Vetëvendosje e quan të pavërtetë deklaratën e Fatmir Limajt, i cili sot tha se Albin Kurti e ka takuar Hashim Thaçin.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot deklaroi se ka informata se ka ndodhur një takim mes kandidatit për kryeministër të LVV’së, Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçit.

“Kam informata që është zhvilluar një takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit”, ka thënë Kurti në RTV Dukagjini.

Zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje në një përgjigje për Gazetën Express thonë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

“Kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë”, thuhet në përgjigjën e VV’së.

Së fundmi kanë nisur përplasjet dhe akuzat mes Nismës dhe VV’së për shkak të numërimëve e rinumërimeve të votave nga zgjedhjet e 5 tetorit.

VV’ja që ka dalë e para në zgjedhje ka humbur dy mandate me kalimin e pragut nga Nisma.