Digjet vetura e deputetit të Listës Serbe

Views: 142

Një automjet Peugeot ngjyrë e zezë dhe me targa KM është djegur mbrëmë pas mesnatës në Leposaviq, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se automjeti është pronë e deputetit Sllavko Simic.

“Mbrëmë pas mesnatës, saktësisht rreth orës 1:30, para ndërtesës ku jeton Sllavko Simiq në Leposaviq, është hedhur eksploziv në automjetin e deputetit Simiq me ç’rast automjeti është djegur i tërë”, kanë thënë burimet.

Djegien e automjetit e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut Branisllav Tadovic, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

Ndërsa kontakti me deputetin Simiq ka qenë i pamundur.

Ndryshe, Simiq përveç postit të deputetit në parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale në atë pjesë.