Dikur i djegnin veturat zyrtare, sot i dënojnë këto akte, madje ndaj një deputeti serb

Views: 116

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar aktin e djegjes së veturës së Nënkryetarit të Kuvendit, Svalko Simic, ani pse vepra të njëjta bënte dikur edhe partia nga ai vjen, Vetëvendosje, shkruan IK

Përmes një reagimi, Konjufca thekson se  e tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënu eshme.

“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin Konjufcës. ​

Kujtojmë se gjatë kohës sa ishte në opozitë, VV ka djegur disa herë veturat zyrtare, gjë për të cilën kishin ardhur reagime  të shumëta.