​Walker: Komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë të vërtetën e Reçakut

Views: 80
Në 21-vjetorin e mas-akrës së Reçakut, është mbajtur akademi përkujtimore në të cilën është përkujtuar gjen ocidi që Serbia ka kryer nga shqiptarëve të Kosovës dy dekada më parë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se heshtja ndërkombëtare ndaj këtij gjeno-cidi ka trimëruar Serbinë që të mohojë krimet që ajo ka kryer në Reçak. Ndërsa ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka thënë se viktimat në Kosovë meritojnë drejtësi dhe që komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë të vërtetën e ndodhur në Reçak.

“Mos harro Reçakun” ishte moto e aktiviteteve në shënim të 21 vjetorit të një prej masa-krave më të tmerrshme, pas Srebrenicës, të cilën e kreu reg-jimi kriminel i Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999 në Reçak.

Përgjegjësit e krimit monstruoz të kryer në civilët shqiptarë në Kosovë, nuk kanë dalë ende para drejtësisë ndërkombëtare. Ndërkohë që pushteti në Serbi, e mohon një masa-kër të tillë, të vërtetën e së cilës e di e gjithë bota.

Presidenti Thaçi, në akademinë e mbajtur në Komunën e Shtimes, tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë të revoltuar për mungesën e drejtësisë ndërkombëtare, meqë siç tha ai, kishin besim të plotë në autoritetet e drejtësisë ndërkombëtare.