Reçaku përfaqëson atë se çfar ndodhi në të gjithë Kosovën

Views: 386

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që doli publikisht para 21 vitesh duke dhënë alarmin për krimet serbë në Kosovë, Willaim Walker, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Walker deklaroi se është i kënaqur që njerëzit vijnë dhe nderojnë të rënët e Reçakut, pasi sipas tij, kjo simbolizon gjithë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit. Ai shtoi se populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo mas akër tjetër që ka ndodhur njëjtë sikurse këtë të Reçakut.

“Jam shumë i kënaqur se çdo vit më shumë njerëz nga Kosova vijnë të shohin se çfarë Reçaku është, atë që përfaqëson. Unë nuk jam i lumtur por i kënaqur që i kushtohet më shumë vëmendje asaj se çfarë ka ndodhur këtu sepse përfaqëson atë se çfarë ka ndodhur në të gjithë Kosovën. Jam i familjarizuar me mas akrën e Reçakut, por kishte dhjetëra e qindra mas akra të tjera dhe shpresoj që populli i Kosovës t’i kujtojë ato mas akra ashtu siç e kujtojnë masa krën e Reçakut, ajo se çfarë ndodhi këtu dhe ajo se çfarë ndodhi me krimet e tjera të luftës nëpër Kosovë”.

Walker tha se është i lumtur sa herë vjen në Reçak, për shkak të dashurisë dhe respektit që merr nga banorët. Megjithatë, ai theksoi se gjithnjë i kujtohet ajo ditë e para 21 vitesh dhe për tmerrin që kishte parë.

“Kur unë vij këtu me të vërtet e kujtoj ditën kur isha më 1999 dhe që më sjell kujtime shumë të këqija, por duke parë fëmijët, familjet dhe fshatarët si më trajtojnë mua, si mund të mos jem shumë i kënaqur dhe i lumtur kur vij në Reçak?”.

Më 15 janar 1999 Walker akuzoi forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për masakrën e Reçakut duke kërkuar drejtësi.“Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, kishte qenë deklarata e famshme e Walker.

Para 21 vitesh në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walker-in “person nongrata” dhe i dha një afat prej 48 orëve për t’u larguar nga Jugosllavia.

Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-së