Ramë Shabani rrëfen se si i mbijetoi Masa krës së Reçakut

Views: 87

Ramë Shabani i ka mbijetuar mas akrës që forcat serbe bënë në Reçak.

Shabani, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka rrëfyer ngjarjen që ka ndodhur 21 vite më parë në Reçak.

Ai tregon se me 15 janar pak para orës 7:00 të mëngjesit forcat serbe kanë granatuar fshatin nga tri pozicione.

“Pas orës 8:00 kanë filluar të futen në fshat edhe këmbësoria. Ne jemi tubuar rreth 60 veta në një shtëpi. Ajo shtëpi kishte bodrum dhe e kishte malin afër. Ne llogarisnim të iknim për çdo rast, por for cat se rbe erdhën na zunë dhe aty filluan t’i ndajnë gratë nga burrat”.

Shabani thotë se në atë moment kanë filluar ti rra hin me disa dru që i kishin prerë në oborr, përcjell IK

“Pas rrah jes ata thirrën komandantin për të raportuar duke i thënë se aksioni përfundoi. Ai u tha në radiolidhje që të na lëshonin. Dhe aty na nisën drejt kodrave. Kur arritëm te vendi ushtria dhe policia na kishin dalë në pritë dhe si shihet edhe në televizion aty kanë masa kruar e vra rë kë kanë mundur”.

Shabani thotë se ai ka mundur të largohet drejt fshatit Vrellë por edhe aty është përballë me një autoblindë të ser bëve.

“Kur pashë autoblindën u ktheva në një drejtim tjetër dhe deri në mbrëmje kam luf uar për jetën. Në mbrëmje kam parë njerëzit pa ko ë e pa ze mër”, tregon më tej Ramë Shabani.

I mbijetuari i masa krës thotë se në këtë ngjarje ai humbi vëllain dhe 11 kushërirë.

Shabani thotë se mas akra ka ndodhur gjatë tërë ditës mbi të gjithë ata që ishin nën rrethim.

Banori i Reçakut thotë se dy ditë pasi grumbulluan kufo mat shpresonin që më datën 17 t’i varr osnin por kuptuan se serbët janë kthyer për t’i marrë kufomat.

“Ka pasur tri ditë lu ftë për t’i mbrojtur kufomat. Aty është vr arë edhe komandanti lokal i UÇK-së dhe ushtarë të tjerë në mbrojtje të kufo mave. Serbët më pas i morën dhe i dërguan në spital”.

Shabani thotë se gati një muaj pas masa krës të ndjerët arritën të var rosen dhe thotë se për ta ishte një lehtësim shpirtërorë.