Britaniku i ndërtoi gruas së tij “xhakuzi në një rimorkio”

Views: 85
Avantgardia

Dave Eastwood i ka kaluar dy vitet e fundit duke e ndërtuar shtëpinë e re për vete dhe partneren e tij, Helen Kettleborough në West Yorkshire të Anglisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë ndërtimit, dyshja janë detyruar të jetojnë në garazhin e tyre.

Situata e pazakontë e jetesës ka bërë që Helen të ketë qasje vetëm në një vend të papërshtatshëm për të bërë dush.

Me këtë rast, 60 vjeçarja ka kohë që nuk është çlodhur në një banjë më adekuate – ndërsa ia ka bërë të qartë këtë fakt edhe burrit të saj.

Dave, i mërzitur nga ankesa e saj, vendosi të merrte gjërat nën kontroll, dhe ndërtoi një xhakuzi të improvizuar – duke përdorur “rimorkio të një traktori”.

Kështu në kohë izolimi, ai ndërtoi një “banjë” për gruan e tij, duke e mbushur kovën me ujë dhe xhel dushi