Sport

Capello tregon arsyen e largimit të Ronaldos, thotë se humbi Serie A

Cristiano Ronaldo i dha një goditje të rëndë Juventusit dje, duke u larguar nga klubi dhe firmosur me Manchester United, ku u rikthye pas 12 vitesh.

Në lidhje me këtë lëvizje, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka komentuar strategu Fabio Capello.

“Serie A ka humbur një pjesë të sharmit, por unë gjithmonë i besoj përpjekjes dhe suksesit në Kampionatin Europian dhe hapësirës për të rinjtë. Mendoj se Ronaldo ka bërë vlerësimet për Juventusin aktual. Në vizionin e tij, mendoj se Juventusi i sotëm padyshim nuk ka forcën të imponojë veten ndërkombëtarisht. Pas tre viteve të pasuksesshme në Champions League, kjo do ketë qenë arsyeja e largimit të Ronaldos”, tha Capello.

Related Articles

Back to top button