Dalin pamjet e rënda nga aksidenti afër Klinës

Views: 954
Avantgardia

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14 e 30 minuta në fshatin Gremnik të Klinës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se njësitet përkatëse të policisë së Kosovës ndodhen në vendin e aksidentit dhe janë duke u marrë me rastin.

“Tre persona kanë qenë në traktor dhe një në furgon, ku që të gjithë kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë portali lokal “klina.info” ka publikuar foto nga ky aksident i rëndë./IK/