Delfinët lozin pranë pikave të nxehta turistike në Stamboll

Views: 57
Avantgardia

Disa delfinë u filmuan duke notuar pranë “Xhamisë Ortakoy”, një nga atraksionet më ikonike turistike të Stambollit.

Në pamjet e publikuara të mërkurën, delfinët u panë duke lozur pikërisht përgjatë bregut të Bosforit, i cili zakonisht është i mbushur me turistë, anije dhe tragete.

Embedded video

127Twitter Ads info and privacy51 people are talking about this

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trafiku detar në Bosfor ka rënë në javët e fundit për shkak të shpërthimit të COVID-19, ndërsa miliona banorë të Stambollit po qëndrojnë brenda.

Më parë, delfinët u panë tek Ura e Galatës, pikërisht në brigjet e gadishullit historik të Stambollit, ku zakonisht dhjetëra peshkatarë do të mund të shijonin motin e pranverës.

Raportohet se qyteti i Stambollit dhe 30 provinca të tjera turke, u vendosën të enjten në bllokim katër-ditor në një përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirusit.