Lajme

E konfirmon MPJD: 10 të vdekur nga aksidenti në Kroaci, 15 me lëndime më të rënda

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka informuar se  nga komunikimi me autoritetet kroate nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.

“MPJD-ja do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ministria ka shtuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman dhe ky i fundit ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka siguruar Gërvallën se do të angazhohen të gjitha instancat relevante për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkëatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme. MPJD-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkëatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve.”, ka bërë të ditur tutje ministria.

Related Articles

Back to top button