Edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Views: 638
Avantgardia

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 927.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 255 mostra, prej të cilave 8 kanë rezultuar pozitive.

“ Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri). ”, ka njoftuar IKSHPK