Ferizaj siguron furnizime të reja me pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësor

Views: 301
Avantgardia

Arritën furnizime të reja me pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, gjatë gjithë pandemisë Komuna siguroi të mos i mungojnë pajisjet mbrojtëse mjekëve dhe infermierëve

Furnizimi i vazhdueshëm me masa e pajisje mbrojtëse për institucionet shëndetësore në Ferizaj, nuk ka munguar gjatë gjithë pandemisë. Mjekëve e infermierëve nuk mund t’i mungonin pajisjet e masat mbrojtëse të tjera kundrejt virusit COVID-19.

E për këtë u përkujdes gjatë gjithë kohës Komuna e Ferizajt, furnizimi i rregullt nga Ministria e Shëndetësisë si dhe donatorët vullnetmirë privat.

Dje, në barnatoren e QKMF-së, arriti kontigjenti me furnizime të reja, masa mbrojtëse për stafin shëndetësor. Gjatë pranimit në të cilën prezent ishte i pari i Ferizajt, Agim Aliu, drejtori i DSHMS-së Bekim Ademi, drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri si dhe drejtuesi i barnatores, Agron Selmani u tha se institucioneve shëndetësore përherë i kanë qëndruar afër për nevojat e tyre, Komuna e Ferizajt dhe se kjo mbështetje, si kjo e planifikuar në kuadër të Fondit Emergjent do të vijoj.