HAKI ABAZI PËRHAP PANIK TE QYTETARËT: THAÇI PO DON TA NDAJË KOSOVËN ME GJAK

Views: 909
Avantgardia

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, përmes një statusi në Facebook ku e ka akuzuar LDK-në për lidhje me PDK-në, ka përhapur panik duke thënë se Hashim Thaçi dëshiron ta ndajë Kosovën me gjak.

“Nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape. Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën. Kosova do të tronditej”.

“Thaçi-Ndarjen që nuk e bëri dot me shampanjë, do ta bëjë me gjak duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk kemi më heronjë Enver Zymbera për t’i shuar jetët e tyre për të mbrojtur Thaçin dhe për ta bërë realitet ndarjen e vendit. Ushtria jonë nuk duhet të përdoret si “mish për top”. 20 vite asnjë të mirë nuk e kujtojmë, çfarë i bëri bashkë prap Thaçin dhe Mustafën”, shkruan Abazi.