Ish komandanti i UÇK-së e përkujton betejën e Llapushnikut

Views: 567
Avantgardia

9 MAJ 1998 BETEJA E LLAPUSHNIKUT!
Pas betejës së Prekazit luftës dhe sakrificës së Komandantit Legjendar Adem, Hamzë e Shaban Jasharit me familje si dhe Luftës legjendare të Haradinajve në Dukagjin
Një ndër kthesat e luftës së UÇK-së me te mëdha për masivizimin e Luftës çlirimtare ishte beteja e grykës së Llapushnikut  dhe nxënja e kësaj gryke nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Aty forcat serbe patën humbje te mëdha humbja më e madhe për ta ishte se prej atëher s’munden të kontrollonin shumë territore të Llapushes ,Malishevës e shumë fshatra të tjera të komunave për rreth, mua më kujtohet ne at kohë ishim ne Likovc (me Sabit Gecin, Xhevahir Gecin, Arifin-Mujen) dhe kur kemi kuptuar se po behej luftë në Llapushnik kemi shkuar për ndihmë mirëpo deri shkuam veç kishte përfunduar ,forcat serbe ishin ikur me humbje nga UÇK-ja dhe aty ra edhe një dëshmor.
Prej asaj dite njësit e Qelikut-3 dhe njësit tjera ishin vendosur në ty dy anët e grykës së Llapushnikut.
Kthesa më madhe u bë atëherë sepse u liruan rrugët për Shqipëri për tu furnizuar me armatim dhe u krijua një Zonë shumë më e madhe e lirë, që deri atëherë ishte vetëm Drenica si Zonë e lirë dhe filloj një luftë frontale e drejtpërdrejt me forcat Serbe atëherë Serbisë ju hapen shumë fronte, duke u zgjeruar në Fushticë, Krojmir, Blinaj, Potreshtic, Kleq, Luzhnic,Carralev, Ranc, Jezerc, Grajqevc, duke shkuar deri ne Kaçanik kështu që vija e frontit u zgjat deri ne kufi me Maqedoni.
Krejt kjo ndodh pas luftës së grykës së Llapushnikut prandaj kjo betejë do ta ketë gjithmonë peshën e vet historike dhe strategjike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Nesret Salihaj – Zeneli