Konfirmohen 19 raste të tjera me COVID-19 njeri nga Sazlia e Ferizajt

Views: 2233
Avantgardia

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se 6 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar, ndërsa janë konfirmuar 19 raste të reja.

Sipas Ramadanit, ditën e sotme janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, që kanë qenë gjurmim I kontakteve të rasteve në teren, si dhe nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Rastet e reja që pozitive që janë raste kontakti janë 7 nga fshati Smrekonicë i Vushtrrisë, 3 me vendbanim në Prishtinë, 2 në Senik të Malishevës dhe nga 1 rast është në vendbanimet Llashkadrenovc të Malishevës, Sazli të Ferizajit, Ujmir të Klinës, Topanicë të Kamenicës dhe në qytetet e Gjilanit, Gjakovës dhe Vushtrrisë.

Ky është njoftimi i plotë i Ramadanit:                                                                                                               

Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi).

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30).

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve.