Konjufca liron nga detyra Teuta Sahatqiun, e rikthen në MPJ

Views: 844
Avantgardia

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca vendosur që t’a kthejë në MPJ, Teuta Sahatqiun duke e liruar nga pozita e konsulles së përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.

Burime të IK kanë thënë se Teuta Sahatqiu është liruar nga pozita e konsulles dhe është kthyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pasi që i ka skaduar mandate.

“Jo shkarkim. Por, kthim ne MPJD dhe lirim nga detyra për Teuten. Thjesht i ka skadu mandati”, ka thënë ky burim.

Teuta Sahatqiu ishte emëruar konsulle në ambasadën e Kosovës në New York para 5 viteve gjatë koalicioni LDK-PDK./