Multimilioneri shkatërron veturën e tij, një Porsche në vlerë 750 mijë dollarë – derisa voziste me shpejtësi në rrugët “e shkreta” të Manhattan

Views: 105
Avantgardia

Një pronar i një makine luksoze shkatërroi veturën e tij Porsche Mirage GT në vlerë prej 750,000 dollarë ndërsa shpejtoi nëpër rrugët “e shkreta” të Manhattan.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Benjamin Chen, 33 vjeç, humbi kontrollin e super makinës super të rrallë në orën 7.30 të së martës dhe u përplas në një makinë të parkuar.

Disa dëshmitarë të habitur shikuan ndërsa Chen u përpoq ta largonte makinën pavarësisht dëmtimit të rëndë të saj.

Më në fund policia mbërriti dhe Chen u arrestua dhe u akuzua “për ngarje të paturpshme dhe vozitje nën ndikimin e drogës”.

Siç thuhet më tej, Chen goditi të paktën pesë automjete përgjatë Avenue 11 në anën perëndimore të Manhattan para se të vinte përfundimisht në një ndalesë në rrugën 44, vetëm në veri të Javits Center.

Chen themeloi Rally Gold Rush, një garë vjetore shumë-shtetërore për pronarët e superveturave. /Telegrafi/