Osmani pajtohet me qëndrimin e deputetes gjermane se rrëzimi i Qeverisë do të jetë katastrofë për Kosovën

Views: 71
Avantgardia

Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Taubadel, ka thënë se do të jetë katastrofë për Kosovën nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të procedojë me mocion për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, raporton IK

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.

E një qëndrim i tillë i eurodeputetes i ka pëlqyer edhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, duke treguar kështu që është kategorikisht kundër mocionit të cilin synon ta procedojë në Kuvend partia e saj.

Osmani edhe mbrëmë bashkë me Lumir Abdixhikun nuk kishin përkrahur mocionin e votëbesimit.