Shefi i NATO’s kërkon heqjen e taksës dhe fillimin e bisedimeve Kosovë -Serbi

Views: 62
Avantgardia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Aleanca Veri-Atlantike mbështet fuqimisht vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Unë kam thënë vazhdimisht se tarifat 100 përqind të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia nuk ndihmojnë”, thotë Stoltenberg.

Përmes një video-konferencë kushtuar Raportit Vjetor të Aktivitetit të Aleancës 2019, ai tha se NATO-ja mbetet e përkushtuar për misionin e KFOR-it në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të rifilluar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në rajon”tha Stoltenberg.