SKANDALOZE: Ky është polici që e rrahu rëndë dhe e la pa ndjenja 21 vjeçarin në Prishtinë

Views: 3159
Avantgardia

Të dielën që lamë pas, saktësisht më datë 05 prill në lagjen “Velania” në Prishtinë, një zyrtar policor keqpërdori detyrën e tij zyrtare, duke ndaluar në një pikë kontrolli një 21 vjeçar, në të cilin ushtroi dhunë fizike duke e sulmuar fizikisht atë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Si pasojë i riu, pësoi dëmtime serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru, duke humbur vetëdijen, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Neurologjisë në QKUK ku edhe i është shpëtuar jeta.

Indeksonline mëson se polici që bëri këtë vepër të rëndë kriminale, duke keqpërdorur uniformën dhe detyrën e tij, është R.Aliu nga Mitrovica, polic në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë. Ndërsa i njëjti edhe është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Ndërsa Prokurori i Shtetit është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen shëndetësore të të  dëmtuarit, si dhe është në pritje të raportit të detajuar nga ana e stafit mjekësor.

Kështu Prokurori i Shtetit gjatë afatit prej 24 orëve do të parashtroj në Gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit”