Agim Aliu apelon te qytetarët: Mos dilni merrni masat mos bini pre e lajmeve të rreme

Views: 601
Avantgardia

Bashkëqytetarë, tash kur në çdo orë po shtohen rastet e prekura me CoronaVirus e do të shtohen ditëve në vijim, ju lutemi për shëndetin tuaj e të familjes tuaj e pastaj mbarë shoqërisë:

– MOS DILNI – Qëndroni në shtëpi, mos dilni përveç për nevojat e domosdoshme për furnizim ushqimor dhe atë vetëm një anëtar i familjes;

– MERRNI MASAT mbrojtëse higjienike, dezinfektoni hapësirat e banimit;

– SHMANGNI me çdo kusht kontaktet me familjarët e miqtë e ardhur këto ditë nga mërgata;

– TË VETIZOLOHEN detyrimisht të ardhurit nga mërgata këto ditë;

– SHMANGNI parqet, hapësirat rekreative. Nuk është as dita për sheti, as momenti për mosbindje.

– MOS BINI PRE e lajmeve të rreme por merrni informacionet vetëm nga burimet e konfirmuara zyrtare;

Të gjithë të përgjegjshëm, të bindur ndaj masave mbrojtëse, ia dalim më shpejt e më lehtë, pa pasojë në asnjërin nga ne.Ne besojmë fuqishëm tek ju, kultura e vetëdija juaj, se me pak përpjekje, mbrojmë të gjithë!

Sinqerisht,

Agim Aliu

Kryetar i Komunës së Ferizajt