Vanessa publikon video të Kobe Bryant, ku fliste për stërvitjet e vajzës Gianna

Views: 110
Avantgardia

Ikona e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, vazhdojnë të përkujtohen dy muaj pas vdekjes së tyre tragjike.

Kështu të paktën bëri edhe gruaja e tij, Vanessa Bryant e cila emocionoi ndjekësit e saj përmes një videoje në rrjetin social Instagram. Ajo e ka publikuar një xhirim, ku Bryant fliste për stërvitjet e vajzës në basketboll.

Duke folur për vajzën e tij, Kobe dëgjohet duke thënë: “Ajo filloi të luajë futboll, që është një nga sportet e mia të preferuara gjithashtu”.