Lajme

14 të infektuarit në Gjilan janë kontakte të infermieres së spitalit në Prishtinë, sot testohen 70 persona

14 persona nga Gjilani rezultuan pozitivë në testimet për COVID-19 mbrëmjen e së martës. Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në një lidhje direkte për Gazetën Express tha se sot do të ketë numër të konsiderueshëm të testimeve në këtë komunë

Rreth 70 persona po presin që të testohen sot për të parë nëse janë infektuar me virusin COVID-19.

Krejt kjo pasi po dyshohet se ata kanë pasur kontakt me 14 personat që rezultuan pozitivë mbrëmë.

 “14 rastet e mbrëmshme janë të gjitha raste kontakti të disa ditëve të mëhershme. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, janë të gjithë në izolim. Sipas informatave nga qendra rajonale e shëndetit publik, sot është një numër i konsiderueshëm i mostrave që janë marrë, janë kryesiosht kontakte të 14 rasteve të reja. Numri i personave që do të testohen është rreth 70”, tha Ismajli 

Related Articles

Back to top button