Lajme

20 euro maska, 40 euro alkooli: Ministria e Shëndetësisë e fajëson dikë tjetër për çmimet e larta

Dy kërkesa ka nisur deri më tani Ministria e Shëndetësisë në Policinë e Kosovës dhe në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, ku kanë kërkuar që të hetohet abuzimi i çmimeve me pajisjet e nevojshme për mbrojtje nga koronavirusi. Në këto letra që ka siguruar Gazeta Express, thuhet se MSH’ja ka konstatuar se në terren ka ngritje të çmimeve nga operatorët ekonomik, e për këtë cështje kanë kërkuar nisje të menjëhershme të hetimeve.

Në një kërkesë që ka siguruar Express, e që mban datën 10 mars, Sekretari i Përgjithshëm i MSH’së, Naim Bardiqi ka kërkuar nga Riza Shillova, drejtor në Departamentin për hetime në Policinë e Kosovës dhe Valon Prestreshi kryetar në AKK, që të hetojnë këtë rast.

Në këtë letër thuhet se në aktivitetin e parë të prokurimit të iniciuar me emergjencë për shkak të çmimeve abuzive, MSH e ka anuluar aktivitetin dhe shkaku i gjendjes epidemiologjike është detyruar të ritenderoj prap me urgjencë.

“Përderisa MSH është e obliguar që të filloj procedurë tjetër të rregullt me afate të shkurta shkaku i nevojave imediate për mbrojtje nga koronavirusi dhe prap priten çmime të njëjta”, thuhet në këtë kërkesë.

Ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia thotë se pas inicimit të procedurave për prokurim, ofertat e operatorëve ekonomik kanë qenë me çmime abuzive të cilat kanë tejkaluar vlerën e parashikuar.

Sipas MSH’së pas hulumtimit të tregut kanë konstatuar që çmimet momentale janë të fyera n ë raport me vlerën e parashikuar.

Një kërkesë të njejtë, nga MSH’ja e kanë nisur edhe dy muaj më vonë, saktësisht me datë 12 maj. Sekretari i MSH’së, Naim Bardiqi ka kërkuar nga Shillova dhe Prestreshi që të vazhdojnë të hetojnë rastet e abuzimeve me çmime, duke deklaruar se ky trend po vazhdon të jetë prezent.

Nga ky institucion deklarojnë se ofertat e operatorëve ekonomik në disa raste po vazhdojnë me çmime abuzive.

Për këtë cështje është diskutuar edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Pas takimit, ku raportoi edhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiq, kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, kërkoi nga prokuroria që t’i fillojë hetimet në lidhje me dyshimet që kanë shfaqur deputetët për keqpërdorime në MSH.

“Në këtë komision çështje tjetër ishte keqpërdorimi i tenderëve në këtë kohë të pandemisë. Deputetët shfaqën dyshimet e tyre në lidhje me disa kontrata të paligjshme nga Ministria e Shëndetësisë, në kohë të pandemisë COVID-19”, tha ajo.

Se kanë kërkuar hetime ka deklaruar dje edhe para komisionit sekretari i MSH’së,

Bardiqi deklarohet se kanë kërkuar që të anulohet një tender prej 8 milionë eurosh si shkak i keqpërdorimeve në të cilin është paraparë rritja e çmimeve të masave mbrojtëse.

Sipas tij, vlera e tyre në vitin 2019 ka qenë 1.40 euro kurse gjatë pandemisë maska ka pas vlerën prej 20 euro e alkooli 40 euro. Ai tha se  nga Policia iu është raportuar se këta operator ekonomik kanë të drejtë të rrisin çmimet pasi nuk ka ligj që i sanksionon.

Related Articles

Back to top button