Lajme

A do të ketë valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë, shprehet Infektologu Ahmeti

Infektologu Salih Ahmeti, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit rreth pandemisë dhe zërave të kthimit të koronavirusit si valë e dytë në vjeshtë.

Infektologu Ahmeti nuk beson se do të kemi një valë të dytë të Covid-19 në vjeshtë. Sipas tij, nëse koronavirusi do të ndjek rrjedhën natyrore të virusëve, nuk do të përballemi sërish me të.

“Duke u bazuar në disa fakte, qoftë të përvojës sime por edhe në disa fakte shkencore, mendoj se nuk ish dashtë të kemi valë të dytë.

Po flitet për valën e dytë të mundshme në periudhën e vjeshtës për faktin se virusët me kohë humbin virulencën e tyre apo atë që ne e njohim si forcë të veprimit të tyre, si agresivitet të tyre.

Faktori i dytë është se njerëzit megjithatë e fitojnë një imunitet kolektiv, një masë e caktume ky imunitet i masës është në nivele të ndryshme por çfarëdo varianti në të gjitha vendet ne do të kemi një imunitet të masës.

Faktori i tretë është se ne qoftë në nivel vendor qoftë në nivel global, i njohim pak a shumë sjelljet, nëse jo krejt, së paku sjelljet e tija klinike dhe epidemike.

Unë besoj se muaj e ardhshëm ne do ta njohim edhe më mirë këtë virus dhe do të kemi përvoja që ne shumë më lehtë dhe shumë më mirë ta lokalizojmë në rast të shfaqjeve të tija.

Personalisht, nuk mendoj se do të kemi ndonjë valë të dytë të shpërthimit të këtij virusi”, tha Ahmeti për RTK’në.

Por kur do të ketë fundin e tij koronavirusi në Kosovë?

“Virusi ende mbetet enigmatik në shumë aspekte të tjera dhe me fol me data është bukur problem. Por nëse ky virus e përcjell një zhvillim natyror të viruseve të ngjashme me të, ne mund të kemi raste të rralla, raste sporadike edhe gjatë qershorit, ndoshta edhe muajt e tjerë, por unë mendoj së paku se nuk do të kemi ndonjë shfaqje kërcënuese të tij në raport me qytetarët”, shpjegoi Ahmeti.

“Zakonisht këto viruse maksimumin e shpërthimeve e kanë deri në gjashtë muaj. Unë besoj se prej momentit të shfaqjes së tij, së paku zyrtare, veç e ka plotësuar periudhën kohore prej gjashtë muajve.

Megjithatë atë që e quajmë bisht të epidemisë, raste sporadike mund të kemi edhe gjatë muajve të verës, por unë besoj se ato do të jenë raste të pakta”, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button