Lajme

Agim Aliu e realizon kërkesën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteraneve e fillon projektin për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

Agim Aliu e realizoj kërkesën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteraneve e fillon projektin për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu në fushatën e tij të fundit në fshatin Jezercë pat premtuar që do ta realizoj projektin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc i cili është lënë anash tash e 20 vite.

Familjet e dëshmorëve, Invalidët dhe Veteranet e UCK-së, pas përfundimit të këtij projekti do ta kenë të lehetë ti vizitojnë pikat të cilat kanë luftuar familjaret dhe shokët e tyre!

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se ky projekt do të kthej vëmendjen e shumë studiuesve të luftës për të hulumtuar e dokumentuar luftën e zhvilluar në Zonën Operative të Nerodimes.


“Kur sot jemi në 21 vjetorin e çlirimit sigurisht se nuk do të ishte e denjë që mos të memorizonim gjithë luftën, rënien e sakrificën e bashkëluftëtarëve tanë dhe për këtë sot jemi në Jezerc për të bërë një hap më tutje, një hap në drejtim të njohjes së sakrificës edhe më shumë të sakrificës së dëshmorëve. Mbamendja nuk mund të jetë e gjallë vetëm nga njerëzit bashkëjetues të këtyre ngjarjeve, por ne duhet të lëmë trashëgimi për gjeneratat për ta ditur se liria ishte me çmim dhe sakrificë të lartë dhe sot ne po e nisim një projekt tepër të rëndësishëm “Parkun Memorial të Jezercit”, i cili përfshin të gjitha pëllëmbët e territorit të Jezercit të shkelur nga ushtarë, dëshmorë dhe heronj gjatë ditëve më të lavdishme për të bërë lirinë”, tha Aliu.

Related Articles

Back to top button