Komunat

Agim Aliu i liron nga pagesa e qirasë së pronës komunale bizneset ferizajase gjatë pandemisë

Situata me pandeminë e virusit COVID-19, po shkakton dëme të mëdha në mesin e bizneseve. Veçanërisht kjo vërehet më të shumti në Komunën e Ferizajt ku numri i bizneseve është tejet i madh.

Për t’i dal në ndihmë konkrete e direkte bizneseve ferizajase, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka autorizuar kompetentët e fushës së financës dhe zhvillimit ekonomik lokal, në krijimin e Pakos së Masave Mbështetëse për Bizneset. Këto masa nënkuptojnë harmonizimin e veprimeve, përkatësisht lirimin nga qiratë komunale dhe ngarkesat e tjera të cilat janë të parapara në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale.

Ky veprim, për lirim nga pagesat për bizneset sipas kësaj rregullore, përkatësisht për qiratë në prona komunale, duke mbuluar kështu të gjitha veprimtaritë ekonomike, është hapi themelor e direkt që Komuna e Ferizajt po merr në bazë të kompetencës së saj në ndihmë veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në territorin tonë.

Ditëve në vijim, do të filloj aplikimi i këtyre masave përmes Drejtorisë së Financave dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik pranë administratës së Komunës së Ferizajt. Pako e zgjeruar dhe e detajuar do të prezantohet në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës.

Related Articles

Back to top button