Sport

Agjenti i Lautaros lëshon bombën: “Ka shumë mundësi që Lautaro të shkojë në Barcelonë”

Të gjitha rrugët e dërgojnë Lautaro Martinezin në Barcelonë

Lautaro Martinez shihet si zëvendësuesi ideal për Luis Suarez dhe duket se Barcelona tashmë ka ndarë mendjen për ta transferuar argjentinasin, raporton Gazeta Express.

Më të lehtë këtë blerje Barçës ia ka bërë agjenti, Sergio Zárate.

Ai ka pushtuar gjitha mediat botërore, duke konfirmuar dëshiron që lojtari të transferohet në Spanjë te Barcelona.

“Tani është në Inter, por ndoshta do të shkojë në Spanjë”, tha Zarate për FoxSports.

“Ka një mundësi shumë të madhe që Lautaro të shkojë në Barcelonë”.

“Duke parë që Messi është në Barça, ka shumë mundësi që të shkojë atje dhe të luajë përkrah tij”

Related Articles

Back to top button