Lajme

Arrestohet personi E.H. që donte t’i djegte fëmijët e Pacollit

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.

Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli. Sipas Murselit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.

Kohët e fundit është shtuar edhe më shumë përçarja politike mes qytetarëve të Kosovës, me shumë politikanë që në mënyrë të papërgjegjshme po përdorin gjuhë të urrejtjes dhe të mosdurimit.

Related Articles

Back to top button