Sport

Arsenali afër zyrtarizimit të Kurzawas

Mbrojtësi i majtë francez Layvin Kurzawa pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit për stinorin e ri.

Arsenali pritet së shpejti të zyrtarizojë transferimin e Kurzawas, njoftojnë mediumet angleze. Kurzawa do t’i bashkohet Arsenalit si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin në verë.

Ai me Arsenalin do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

Kurzawa 27-vjeçar këtë edicion i ka luajtur 23 ndeshje, duke shënuar një gol e asistuar dy herë. Ai te Parisi ishte transferuar në verën e vitit 2015 nga Monaco për 25 milionë euro

Related Articles

Back to top button