Lajme

Babai i 26-vjeçarit ka një porosi për Kurtin, Sveçlën e Vitinë: Nuk ju kthej, por s’kam qejf me ardhë te dera

Naim Musliu babai i 26-vjeçarit që dje vdiq në mënyrë tragjike në Qendrën e Konvikteve duke u hedhur nga kati që ishte i vendosur, ka fajësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë si dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Madje Musliu për RTK-në ka thënë se nuk do të dëshironte që t’i shkonin në shtëpi për ngushëllime.

“Inshalla nuk i ndodhë kujt qysh ka ndodhë mu. Albin Kurti, Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, nëse vinë jam shqiptar s’i kthej te dera, a qejf s’kam me m’ardhë”, theksoi Musliu.

Related Articles

Back to top button