Lajme

Bayerni i pamëshirshëm, shkatërron Barcelonën dhe siguron plasmanin në gjysmëfinale të LK

Bayern Munich është gjysmëfinalisti i tretë i Ligës së Kampionëve për këtë edicion.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e ka demoluar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes kundërshtarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-2.

Serinë e golave e hapi Thomas Muller në minutën e katërt, para se David Alaba të shënonte autogol për tu barazuar shifrat në 1-1 pas tre minutave.

Bayerni ktheu epërsinë kur Ivan Perisic shënoi për 1-2 në minutën e 22-të falë gabimeve skandaloze të mbrojtjes katalunase.

Related Articles

Back to top button