Lajme

E moshuara nga Rahoveci që vdiq sot nga COVID-19, ka edhe 3 fëmijë të infektuar , kreu i komunës jep detaje

Në Klinikën Infektive në QKUK të martën ka ndërruar jetë një paciente 74-vjeçare e cila ishte e infektuar me koronavirus Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, ku është bërë e ditur se pacientja ishte nga komuna e Rahovecit. Në Klinikën Infektive po trajtohen 53 pacientë me Covid, 20 prej tyre me oksigjenoterapi. Detaje për gjendjen në Rahoves ka dhënë për Gazetën Express, kreu i kësaj komunë, Smajl Latifi.  Ai ka thënë se tre fëmijët e viktimës, dy vajzat dhe djali janë të prekur me Covid-18. Gjendja shëndetësore e tyre, sipas Latifit, është stabile.

“Pacientja e ndjerë ka pasur probleme të tjera shëndetësore përvec Covid-19. Ajo ka qenë e sëmurë nga mushkëritë, diabeti e probleme me veshkat. Dy vajzat e saja dhe djali kanë rezultuar pozitiv me Covid-19”, ka sqaruar kryetari Latifi.

Ai ka thënë se Rahoveci ka për momentin 16 raste aktive me Covid-19. Përderisa 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë. Tre nga ta kanë qenë në hemodializë.

E ndëkrohë edhe gjatë ditës së sotme pritet rezultate të mostrave të marra në Rahoves me dyshimet për persona të infektuar me Covid-19.

Related Articles

Back to top button