Lajme

Edhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 71 pacientë të tjerë

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.878.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 210 mostra, prej të cilave 79 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 71 persona të prekur nga koronavirusi.

Related Articles

Back to top button