Lajme

Edhe 96 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 87 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.590.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 207 mostra, prej të cilave 96 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 87 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

87 TË SHËRUAR DHE 96 RASTE ME COVID-19!

Sot më 27 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 27 qershor 2020, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.

Related Articles

Back to top button