Lajme

Edhe në vikend nuk pushon drejtori i bujqësisë, nis rregullimin e thundrave në ferma komerciale dhe gjysmë-komerciale

As pandemia aq më pak ditët e vikendit, nuk ndalin punën e aktivitetet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj. Njëra nga shumë punë të kryera gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, përveç mbështetjes si asnjëherë më parë me subvencione për bujqit është edhe aktiviteti që kryen sot specialistët e fushës për rregullimin e thundrave të kafshëve tek fermat komerciale dhe gjysmë-komerciale.

Këtë aktivitet, e përcolli drejtpërdrejt gjatë gjithë kohës, i pari i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami. Ai bashkë me specialistët e fushës thanë se ky proces, pra rregullimi përkatësisht gdhendja e thundrave në fermat komerciale dhe gjysmë-komerciale, është mbështetje e drejtpërdrejt për fermerët, duke siguruar kështu edhe këtë aspekt të shëndetit të kafshëve.

Ditë më parë kjo Drejtori shpalli thirrje publike për ndihmë bujqve e fermerëve ferizajas, për të satën herë me radhë që flet qartë për përkushtimin e kësaj qeverisje dhe rëndësinë që paraqet kjo fushë për Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, veçanërisht me projeksione e nisma të parealizuara më parë në këtë fushë, të iniciuara këto nga drejtori Burim Bajrami.

Related Articles

Back to top button