Lajme

Edhe PDK-ja kërkon zgjedhje, Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do të voton qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet.

Veseli këto komente i bëri gjatë vizitës në Han të Elezit.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, tha lideri i PDK, Kadri Veseli.

Related Articles

Back to top button