Lajme

EKSKLUZIVE: Këta janë 6 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që votuan kundër kaolicionit me AAK dhe Nisma (EMRAT)

Gjashtë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i kanë thëmë jo ndonjë koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën, nëse presidenti ia jep mandatin LDK-së për formimin e Qeverisë pa zgjedhje.

Gazeta Blic nga burime brenda partisë së drejtuar nga Isa Mustafa i ka mësuar emrat që kanë vtouar kundër.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është ndër 6 anëtarët e KP-së së LDK-së që i ka thënë JO koalicionit të mundshëm me AAK-në dhe Nismën.

Sikurse edhe dihet, Vjosa Osmani kishte votuar edhe në kryesi të partisë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Kandidatja për kryeministër nga LDK në zgjedhjet e fundit, edhe në Kuvend kishte votuar kundër mocionit të inciuar nga partia e saj, kundër Qeverisë Kurti.

Kundër një koalicioni me AAK e Nisma ka votuar edhe ministri tjetër i Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku ndërkohë, kur ishte inicuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në kryesi të LDK-së kishte dalë kundër, ndërsa kishte abstenuar në votim.

Osmani e Abdixhiku ishin më të votuarit në zgjedhjet e fundit nga lista e LDK-së.

Pos Abdixhikut e Osmanit, kundër një koalicioni të mundshëm me partinë e Haradinajt e Limajt kanë votuar edhe deputetët: Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi, thonë burime të Gazeta Blic.

Sikurse dihet, këta deputetë ishin kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, derisa mbështesnin bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i gjashtë i Këshillit të përgjithshëm që ka votuar kundër, është Faton Peci, i cili aktualisht është këshilltar i lartë politik, i kryetares së Kuvendit.

Gazeta Blic ka folur me deputetin Fatmir Rexhepi, i cili ka theksuar se vota nuk është publike, duke mos dashur të jap sqarime shtesë.

Ndëkraq, kontakti ka qenë i pamundur me anëtrët tjerëvtë Këshillit të Përgjithshëm, që dolën kundër koalicionit me AAK e Nisma.

Sot, Isa Mustafa ka njoftuar se 108 anëtarë të KP-së votuan për, 6 kundër dhe 10 nuk u përgjigjën fare.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa

Related Articles

Back to top button