Lajme

Erdogan e shndërron në xhami edhe një tjetër kishë të Stambollit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan të premten ka urdhëruar që edhe një kishë e vjetër ortodokse të shndërrohet në xhami dhe pastaj muzeu i popullarizuar i Stambollit të shndërrohet në vend të adhurimit mysliman.

Vendimi për transformimin e Muzeut Kariye në xhami erdhi disa muaj pasi në xhami u shndërrua objekti i mbrojtur nga UNESCO, Aja Sofia.

Ndërtesa me histori 1000 vjeçare pasqyron nga afër atë të Aja Sofisë në pjesën europiane të Stambollit.

Objekti i përket një kishe bizantine mesjetare e zbukuruar me afresket e shekullit 14’të.

Gjykata e lartë administrative në Turqi aprovoi në nëntor shndërrimin e muzeut në xhami.

Related Articles

Back to top button