Lajme

Ferizaj Vetaksident, shoferi dërgohet në spital

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti -që ndodhi 20 minuta më parë në Ferizaj, në vendin e quajtur “Rruga e Gjilanit”, shkruan IK

Lajmin për Gazetën IK e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili njoftoi se i lënduari e kishte goditur me makinë një shtyllë elektrike në rrugë.

“Para 20 minutave një vetaksident ka ndodhur, një person e ka godit me veturë një shtyllë elektrike. Ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital për trajtim”, tha Gashi.

Gashi njoftoi se policia ka dalë më vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin,

Related Articles

Back to top button