Lajme

Frashër Krasniqi: PSD s’ka vota për qeverinë e re, por e ka diskursin e qartë anti-popullist të Vetëvendosjes

Anëtari i Kryesisë i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka folur për kontributin që PSD do të jepte në një qeveri të ardhshme.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PSD nuk ka vota në Kuvend për t’i dhënë koalicionit të ri qeverisë por sipas tij ka disa vlera që nuk i ka asnjë subjekt në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“PSD dallon me të tjerët në diskursin e saj politik dhe vlerat e saj të çarta në raport me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Qeveria e ardhshme ka nevojë për PSD-në në dy aspekte: Lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit, nepotizmit e disa dukurive tjera negative dhe më e rëndësishmja diskursi ynë i çartë anti-popullist dhe anti-autoritar në raport me pushtetin e tanishëm të Vetëvendosjes apo rrezikun potencial që mund t’i shfaqet Kosovës në të ardhmen”.

Related Articles

Back to top button