Lajme

Hoxhaj: Është temë e mbyllur, PDK nuk merr pjesë në votimin për Vjosa Osmanin presidente

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ritheksuar sot se PDK nuk do të votojë Vjosa Osmanin për presidente, madje nuk do të merr pjesë as në votim.

Hoxhaj tha se kjo çështje për PDK është temë e mbyllur.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike…”, tha ai.

Kreu i PDK-së më tej tha se lidhur me këtë kanë pasur debat edhe në Kryesi dhe Këshill Drejtues.

“… Kjo temë është e mbyllur. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka asnjë vlerë. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim…”, tha Hoxhaj. 

Related Articles

Back to top button