Sport

Juventusi për Pogban gati edhe të pranojë shkëmbime

Juventusi do ta mirëpresë Paul Pogban, duke pranuar që të shkëmbej edhe lojtarë si Miralem Pjanic ose Douglas Costa me Manchester Unitedin.

Sipas ekspertit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, lajmet prej javësh që e afrojnë francezin me Zonjën e Vjetër, janë të vërteta.

Manchester United kërkonte të përfitojë të paktën 150 milionë, por gjasat për këtë shifër tashmë janë zbehur.

Di Marzio shkruan se flitet tani për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin një ose edhe dy lojtarë.

Juve kanë disa lojtarë që janë pajtuar t’i largojnë si Miralem Pjanic dhe Douglas Costa, por edhe Alex Sandro dhe Blaise Matuidi.

Bianconerët përballet me konkurrencën nga PSG dhe Real Madrid për Pogban

Related Articles

Back to top button