Lajme

Kandiç pas aktakuzës së Speciales ndaj Thaçit, tregon se për çfarë duhet përgatitur publiku

Themeluesja e Qendrës Ligjore Humanitare, Natasha Kandiç, ka thënë se është e befasuar me bërjen publike të aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përpara se ajo të merrte konfirmimin e Gjykatës.

Ajo thotë se Specialja deri tani ka qenë shumë e kujdesshme dhe nuk ka praktikuar diçka të tillë deri tani, dhe përmend zhvillimet politike aktuale dhe takimin që pritej të mbahej në Washington më 27 qershor, shkruan Danas, transmeton IK

Kandiç megjithatë thotë se pret që aktakuza kundër krerëve më të lartë të UÇK’së të konfirmohet dhe thotë se “Grupi Drencia” do të jenë të parët në listë.

Ndër të tjera, Kandiç thotë se publiku në Serbi duhet të përgatitet, meqë gjykimet nuk do të fokusohet në trafikim organesh dhe në “Shtëpinë e Verdhë”, por do të fokusohet në gjëra për të cilat dihet shumë pak.

Aktakuza kundër Thaçit dhe Veselit është publikuar dje nga Prokuroria Speciale. Të dy janë të dyshuar për vepra të ndryshme, në të cilat përfshihen rreth 100 raste vrasjesh.

Related Articles

Back to top button