Sport

Kane merr pëlqimin e klubit, por a do t’i paguajë Man United 200 milionë?

200 milionë funte, kaq kërkon Tottenham për të lënë të lirë sulmuesin anglez

Harry Kane ditë më parë paralajmëroi se ndoshta ka ardhur koha t’i thotë lamtumirë Tottenhamit dhe ta veshë fanellën e një klubi me të madh, me synimin që të arkëtojë trofe, ashtu siç ëndërrojnë shumë futbollistë.

Tottenham, sipas Daily Mail tashmë ia ka komunikuar lajmin lojtarit që janë të gatshëm ta lënë të lirë, ama vetëm nëse plotësohen kërkesat e tyre.

Numri një i Tottenham, Daniel Levy, i do 200 milionë euro edhe në këtë kohë krize për shkak të koronavirusit, shifër që do të hezitojë ta paguajë klubi më i interesuar, Manchester United.

Tottenham vazhdon të paguajë borxhe për shkak të stadiumit të ri që ka kushtuar miliona e miliona dhe prandaj mendojnë se me shitjen e Kane, mund të stabilizohen paksa ekonomikisht.

Në anën tjetër, Man United, edhe pse mendon se janë shumë 200 milionë, është duke e hartuar tashmë planin si ta rrëmbejë një ndër sulmuesit më të mirë në botë.

Opsioni më i mirë për të bërë para është shitja e Paul Pogbas nga i cili pa asnjë dyshim, si Juventusi ashtu edhe Real Madridi, do të paguanin mbi 100 milionë euro. 

Related Articles

Back to top button