Showbiz

Kanye West është bërë miliarder

Reperi i njohur amerikan, Kanye West vlen tashmë 1,3 miliarë dollarë dhe i bashkohet listës prestigjioze të miliarderëve të Forbes, në sajë të markës së tij të këpucëve, të zhvilluar në bashkëpunim me Adidas, njoftoi revista ekonomike.

Atletet e reperit nga Çikago, “Yeezy”, janë ndër më të njohurat në botën e modës dhe “streetwear” duke u shitur për më shumë se 200 dollarë pala, për kënaqësinë e të rinjve në SHBA dhe gjetkë.

Sipas “Forbes”, të ardhurat e përfituara nga bashkëshorti i Kim Kardashian nga marka e tij janë pak më shumë se një miliardë dollarë dhe shpejgojnë statusin e tij të ri financiar.

Pas bashkëpunimit jo shumë të suksesshëm me Nike për disa vite, Kanye West u bashkua me ekipin gjerman dhe publikoi këpuvët e para në 2015.

“Yeezy” është një prej pseudonimeve të shumta të reperit, i cili ka qenë në titujt kryesor të shtypit këto vitet e fundit për probleket e tij psiqike dhe deklaratat të kundërshtuara për skllavërimin dhe mbështetjen e tij për presidentin republikan, Donald Trump.

Related Articles

Back to top button