Fun

Këshilltari i kryeministrit britanik filmohet duke vrapuar, pasi shefi i tij doli pozitiv në testin për coronavirus

Dominic Cummings u është parë duke vrapuar rrugës drejt Downing Street këtë mëngjes – menjëherë pasi kryeministri Boris Johnson njoftoi se ai kishte dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Këshilltari i lartë i kryministrit dukej se ishte me nxitim ndërsa shkonte drejt portës së pasme të rezidencës, përcjell Telegrafi.

Ai kishte veshur një xhaketë të gjelbër dhe po mbante një çantë të madhe laptopië kur ai zbriste rrugës drejt parkut të vogël të makinave.

Ndryshe, siç është raportuar gjatë ditës, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, thonë nga Downing Street.

Simptomat e tij janë të buta dhe do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë për të luftuar virusin në vend, ka thënë një zëdhënës. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button