Lajme

Komuna e Ferizajt së bashku me donatorët paguajnë më shumë se 10 mijë euro për sigurimin e oksigjenit për spitalin e Ferizajt!

Ditë më parë kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu së bashku me donatorë janë detyruar të sigurojnë oksigjen për të infektuarit me COVID-19 që janë të hospitalizuar në Spitalin e Ferizajt.

Në spitalin e Ferizajt aktualisht janë të shtrirë 57 pacient me trajtimin e oksigjeno terapisë, në mungesë të furnizimeve nga Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Ferizajt është detyruar që të bëjë zgjidhje tjetër për oksigjen për të shpëtuar jetën e qytetarëve!

Për mungesë të furnizimeve nga qeveria ditë më parë në një intervistë deklaroj edhe vetë kryetari Aliu “Unë mund të konfirmoj para qytetarëve se nuk do ta kemi kokën të kthyer nga Prishtina, ne e kemi kokën e kthyer nga qytetarët e Komunës së Ferizajt dhe nuk do të presim asnjë ndihmë, asnjë mbështetje nga ata, por thjesht të gjitha masat do t’i marrim si shtab emergjent i Komunës së Ferizajt sepse ka masa dhe veprime të cilat kanë burokracinë e vet dhe ne si shtab emergjent nuk jemi në gjendje dhe nuk duhet të jemi që të presim këtë burokraci përderisa qytetarët tanë kërkojnë mbështetje dhe një shërbim. Prandaj sot mund t’iu konfirmoj se qytetarët do ta marrin këtë mbështetje në kuadër të institucioneve shëndetësore të Komunës së Ferizajt, qoftë brenda qendrave të mjekësisë familjare, qoftë brenda Spitalit të Ferizajt” deklaroo kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Related Articles

Back to top button