Lajme

Korriku i zi në Kosovë: COVID-19 ua mori jetën 173 personave

Vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur gjithsej 173 persona nga COVID-19 në Kosovë, raporton.

Nga të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me datë 1 korrik kanë qenë të konfirmuar 54 raste të vdekjes.

Kurse sot më 31 korrik nga rezultatet e fundit të IKSHPK-së janë konfirmuar gjithsej 227 raste të vdekjes në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Vetëm nga periudha 1 deri më 31 korrik kanë vdekur gjithsej 173 persona nga COVID-19.

Rastet pozitive nga fillimi i muajit korrik kanë shënuar rritje.

Kështu më 1 korrik numri total i rasteve pozitive ka qenë 2.991 raste, kurse sot më 31 korrik janë konfirmuar edhe 226 raste të reja duke e çuar numrin në 8.330 raste me COVID-19.

Nga periudha 1 deri më 31 korrik janë shënuar 5339 raste të reja me koronavirus në nivel vendi.

Raste aktive më 1 korrik kanë qenë 1.293 raste, kurse më 31 korrik janë gjithsej 3.525 raste aktive.

Numri i të shëruarve më 1 korrik ka qenë 1.664 raste, derisa sot më 31 korrik numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4.578 raste. 

Related Articles

Back to top button